“KRU ‘Hidrodrini’ dhe Komuna e Klinës thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e shërbimeve”

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë, ing. Dri Cena, ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj. Në takim ishin të pranishëm edhe Menaxheri i Njësisë Operative në Klinë, z. Iber Elezaj, si dhe ing. Burim Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që prekin interesin e konsumatorëve të kësaj zone, përfshirë përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe adresimin e sfidave të sistemit të kanalizimit në qytetin e Klinës.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte edhe përgatitja për testimin final të fundrruesit – një investim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komunës së Klinës dhe KRU “Hidrodrini”, që pritet të përmirësojë dukshëm infrastrukturën e ujërave të zeza në këtë komunë.