Kreu i naftëtarëve: Prej nesër, në Kosovë do të ketë rënie të çmimit të derivateve të naftës

Zbritja e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të ndikojë menjëherë nesër në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për media ka thënë se çmimi i derivateve në Kosovë janë në rënie.

“Në tregjet ndërkombëtare ka rënie në BERZ, në organizatën prodhuese OPEC, është duke reflektuar edhe në Kosovë. Kemi zbritje të çmimit në BERZ, tek ne rekflekton të nesërmen”, tha ai.

Berjani tha që aktualisht, çmimi i naftës në Kosovë shkon deri në 1 euro e 50 cent, ndërsa i benzinës në 1 euro e 40 cent.

“Sa i përket zbritjeve të naftës në Kosovës, sot çmimet sillen i beniznës 1.35 cent, deri në 1.40 cent, ndërsa nafta 1.44 cent deri në 1.50 cent, këto janë çmimet aktuale në Kosovë”, deklaroi ai.

Ndërsa, ai tregoi edhe çmimet në regjion së cilat janë: Shqipëri – nafta ka çmim 1.87 cent, benzina 1.88 cent