Komuna e Prishtinës ua paguan bujqve 80 përqind e tutje të shpenzimeve për mbjelljen e grurit

80 deri në 100 përqind të shpenzimeve për mbjelljen e grurit do të ua paguajë bujqve Komuna e Prishtinës.

Drejtori i Bujqësisë, Paltor Gërdovci, thotë se kjo po bëhet për të shtuar kultivimin e kësaj kulturë bujqësore.

Në subvencionim do të përfshihen bujqit që mbjellin nga 50 ari deri në 2 hektarë.