Komuna e Klinës fton fermerët të aplikojnë për serra dhe moto kultivatorë

Në kuadër të zhvillimit bujqësisë, Komuna e Klinës respektivisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me Organizatën Islamic Relief Kosova (IRK) publikon :

SHPALLJE PUBLIKE

Ftohen fermerët e interesuar për të aplikuar në projektin e serrave për 100 m² dhe Moto kultivatorëve.

Kriteret e konkurrimit:
1.Fermeri duhet të jetë qytetar i komunës së Klinës,
2. Aplikuesit për serra dhe moto kultivator duhet te kenë tokë te punuar, kopshte me perime, peme dhe vendin për vendosjen e serrës.
3. Të jetë i gatshëm që të marrë pjesë me 20% të mjeteve financiare ne projekte
4. Perparesi kanë familjet me fëmije jetim dhe te cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme
5. Perparesi kane fermerët te cilët nuk kanë përfituar grante ne tri vitet e fundit

Dokumentacioni i nevojshëm
1. Kërkesa e shkruar nga vetë fermeri dhe nr. kontaktues i telefonit
2. Çertifikata e pronësisë- fleta poseduese e tokës.
3. Çertifikata e Vendbanimit
4. Çertifikata e bashkësisë familjare.
5. Çertifikata e regjistrit te fermerit ( Nif-i ) ne emër te aplikuesit.
6.Letërnjoftimi kopje
Vërejtje: Fermerët kanë të drejtë të aplikojnë vetëm në njërën nga projektet.
Afati i aplikimit nga data 31.10.2023 deri me 14.11.2023
Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Kline.

Dokumentet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen.