Klinë Arrestohet njё person i dyshuar pёr tё shtёna me armё nё njё aheng

Me datё 17.08.2023, rreth orёs 21:00, Policia ёshtё njoftuar se nё njё lokal nё fshatin Krushevё e vogёl nё Klinё, ka tё shtёna me armё.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar personin e dyshuar.

Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:

•Njё (1) Armё (Pistoletё) Zoraki kal: 9mm
•Njё (1) karikator i sё njejtёs arme.

Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve”.