Klina vendos për mbajtjen e seancës emergjente

Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka takuar kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi dhe shefat e grupeve kuvendare, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.Kryetari Elezaj ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje situatën e krijuar dhe ka theksuar se me përkushtim të plotë po punojnë në krijimin e kushteve të përshtatshme për stafin shëndetësor dhe të gjithë të tjerëve të angazhuar në marrjen e masave preventive.

Ishte dakordim i përbashkët që të mbahet një seancë emergjente e Kuvendit të Komunës për ridestinimin e mjeteve për menaxhimin e situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.

Seanca do të mbahet të premten, më datë 27 mars, në ora 10:00, në mënyrë elektronike.