Kjo është vlera e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Moldavisë

Kosova do të përballet gjatë ditës së sotme kundër Moldavisë dhe sipas statistikave kombëtarja kosovare është më favorite.

Kombëtarja e Kosovës aktualisht renditet në pozitën e 115-të në FIFA kurse ajo e Moldavisë në pozitën e 175-të, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Kombëtarja e Kosovës me futbollistët e saj ka vlerë 69 milionë euro, kurse ajo e Moldavisë 9 milionë euro.

Mosha mesatare e futbollistëve te Kosova është 25, ndërsa te Moldavia mosha mesatare është 28.

Kosova në 6 ndeshjet e fundit ka fituar 3 prej tyre, kurse Moldavia në 6 ndeshjet e fundit ka 6 humbje.