KF Dukagjini prezanton portierin e ri, Dimal Isufi

KF Dukagjini ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me portierin Dimal Isufi.

Portieri 23-vjeçar i është bashkuar ekipit nga klubi Ramiz Sadiku, ku ka zhvilluar karrierën e tij deri më tani.

Isufi tashmë është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit në përgatitjet për stinorin pranveror.

KF Dukagjini i uron mirëseardhje Dimal Isufit dhe shumë suksese në realizimin e objektivave të përbashkëta.

#BashkëPërDukagjinin