Klubi Futbollistik “Dukagjini”, të hënën ka bërë një thirrje në drejtim të bizneseve lokale që të reklamojnë në stadiumin e tyre, duke hapur kështu dyert për marketing gjatë sezonit të ri.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi e mbështetja e disa kompanive të cilat tashmë kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe ta përkrahin ekipin e Dukagjinit.
Klubi klinas, ka falënderuar bizneset lokale të cilat menjëherë iu përgjigjen pozitivisht ftesës së tyre, përmendim këtu:
– Poliklinika MedicAL!
– Pishina EuroPark në Zllakuqan
– Agjensioni Turistik “Swiss Travel”
– Dukagjini GYM
– Nori Glass
Është më se e nevojshme dhe përkrahje jo vetëm financiare, por dhe morale për futbollistët e KF Dukagjini. Prandaj Klubi përmes një postimi në FB bën thirrje “Bëhu pjesë e suksesit tonë – reklamo me KF Dukagjinin/Klina info/