Këshilltari i Hotit : Klina do të jetë rreth 3 javë në karantinë

Visar Berisha, Këshilltar i Avdullah Hotit, ka thënë se Klina do të jetë në karantinë rreth tre javë pasi atje ka dalë një qytetar i infektuar me koronavirus.

Berisha ka thënë se e infektuara me virus ka pasur kontakte me nxënës, mësimdhënës dhe prindër. Prandaj, ka thënë se aktualisht është e pamundur të identifikohen të gjithë njerëzit që kanë pasur kontakt me pacienten.

“Klina sot asht zgju nen masat te rrepta shteterrethimi! Atje asht identifikuar personi i pare me COVID-19 ne Kosove. Sipas informatave qe vijne prej andej, bartesja e infeksionit eshte qe nga e diela e kaluar ne Kline. Ne kete periudhe ajo ka pasur kontakt me nxenes, prinder dhe mesidhenes. Mesimi eshte nderprere te merkuren, qe dmth se ajo per dy dite rresht ka frekuentuar ambiente shkollore”, ka shkruar Berisha.

“Eshte totalisht e pa mundur ta ndertosh gjeografine e shperndarjes se virusit nga kjo vajze 22 vjecare, per shkak te kohes se gjate te mosidentifikimit. Qe pse Klina do t’i kete rreth tre jave jo te lehta per ta perballur me shume karantinen se virusin”, ka shtuar ai.

SHARE