Kandidati i VV-së për kryetar të Klinës, Ramiz Rrusta

Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë vit më 12 tetor 2025, dhe sipas burimeve të siguruara nga portali Klina Info, partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet dhe diskutimet për kandidatët e tyre në komuna të ndryshme të vendit.

Në komunën e Klinës, burime të afërta me Vetëvendosjen bëjnë të ditur se kandidati i mundshëm për kryetar do të jetë Ramiz Rrusta. Nominimi i tij zyrtar pritet të ndodhë në fundjavën e ardhshme, në një ngjarje që do të organizohet në prezencën e Albin Kurtit.

Ramiz Rrusta vjen nga një familje e njohur dhe e respektuar në Klinë. Ai është i shkolluar dhe ka përvojë të mëparshme në pozita të ndryshme brenda administratës komunale. Burimet thonë se kandidatura e tij është duke u diskutuar brenda strukturave të VV-së dhe ka marrë përkrahje të gjerë nga baza lokale e partisë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin zhvillimet në ditët në vijim, pasi partitë tjera gjithashtu pritet të zyrtarizojnë kandidatët e tyre për zgjedhjet e tetorit./Klina info/