Juventusi zyrtarizon Zhegroven, paga e tij do të jetë marramendëse

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Edon Zhegrovës nga Lille.

Ylli i Kosovës ka arritur në Torino ku pas pak do të iu nënshtrohet testeve mjekësore.

Lojtari i kombëtares së Kosovës ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me gjigantin italian, e cila do ta mbajë të lidhur me bardhezinjtë deri në vitin 2030.

Rreth 200 mijë euro në muaj do të jetë paga e Zhegroves te Juve.

Me këtë kontratë, Edon Zhegrova hyn në mesin e lojtarëve më të paguar shqiptarë të të gjitha kohërave./