Ja sa do të jetë paga e mësuesëve dhe profesorëve në shkolla me vlerën e koeficientit 105

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur sot se vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105. Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?

Ligji për paga i publikuar para pak javësh në gazetën zyrtare ka zbuluar koeficientin e pagave.

Sipas asaj që shihet aty, mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8, ndërsa ai i shkollës fillore, 5.6.

Duke e llogaritur me vlerën e koeficientit, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 609 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 588 euro.