ISMET IMERI KANDIDAT PËR KUVENDIN E KOMUNËS SË KLINËS

Të dashur qytetarë të Klinës!
Unë jam Ismet Imeri, një i ri me vullnet, energji dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunës sonë. Me kandidaturën time për anëtar të Kuvendit të Komunës së Klinës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, synoj të jem zëri i fuqishëm i rinisë së Klinës, duke përfaqësuar me dinjitet dhe vendosmëri interesat e kësaj kategorie që përbën motorin e zhvillimit të qytetit tonë.

Rinia jonë meriton më shumë mundësi, më shumë hapësirë dhe më shumë investime. Unë jam i vendosur të punoj për krijimin e kushteve që të rinjtë të mos detyrohen të largohen, por të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendlindjen tonë.

Kandidatura ime ka përkrahjen e Bashkësisë Lokale të Shtupelit, të kryetarit Bashota, dhe mbi të gjitha, të qytetarëve të ndershëm e punëtorë të Klinës.

Me këtë mbështetje, unë jam i bindur se do të jem një zë i vërtetë për të gjithë, pa dallim.

Bashkë, mund ta bëjmë Klinën një vend ku rinia ndjehet e vlerësuar dhe ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta për të ecur përpara.
Besoni në mua sepse zëri juaj, është forca ime!