Isak Neziri takoi të rinjtë e Drenasit: 99 arsye më shumë për të besuar se ndryshimi është i mundur

Kandidati për deputet me numrin 99 në listën e Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, zhvilloi një takim shpresëdhënës me të rinjtë e Drenasit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

Të rinjtë, të mbushur me ide dhe ambicie të mëdha, u shprehën të vendosur që ëndrrat dhe planet e tyre t’i realizojnë në Kosovë. Pas 28 dhjetorit, ata do të kenë 99 arsye më shumë për të besuar se ndryshimi është i mundur dhe se perspektiva për të rinjtë mund të ndërtohet këtu, në vendin e tyre.

Ky takim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kandidatit Isak Neziri dhe vizionin e përbashkët me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për një Kosovë me më shumë mundësi, zhvillim dhe shpresë për gjeneratat e reja.