Isa Mustafa e kishte ditur për shkarkimin e Agim Veliut nga Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se ai e ka njoftuar Isa Mustafën për shkarkimin e Veliut.

Në njoftimin e lëshuar për media nga ana e Kryeminsitrisë, thuhet se Kurti i ka kërkuar gjithashtu Isa Mustafës që me urgjencë ta dërgoj emrin e ri të ministrit të Punëve të Brendshme.

“Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kryeministrit Kurti.

Mirëpo, kryetari I LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit nga radhët e LDK’së, Agim Veliut.

Mustafa ka thënë se Kurti nuk është konsultuar me të për këtë vendim dhe se ky vendim është në kundërdhtim me marrëveshjen e koalicionit.“Z. Kurti nuk eshte konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar per shkarkimin e ministrit Veliu. Ky eshte veprim i njeanshem, ne kundershtim me marreveshjen e koalicionit, dhe i papranueshem per LDK-në”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë nga LDK pritet që të mblidhen për të diskutuar për këtë vendim të Kurtit.

Pas shkarkimit të një prej njerëzve më të fuqishëm të LDK-së- Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëvë të Brendshme nga ana e kryeministrit, mund të rrezikohet edhe funskionimi i koalicionit qeverisës.

Një zyrtar i lartë brenda LDK-së i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti ka theksuar se LDK do ta shqyrtoj edhe mundësinë që të dalë nga koalicionit qeverisës.

“Pas shkarkimit të Veliut LDK nuk e përjashton edhe mundësinë e daljes nga koalicioni. Mirëpo, fillimisht do të diskutohet në kryesinë e ngushtë, në mënyrë që pastaj të vazhdohet me hapat tjerë”, tha ky zyrtar.