Ilirjana Toplanaj emërohet Drejtoreshë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Klinës

Komuna e Klinës ka emëruar Ilirjana Toplanaj në pozicionin e Drejtoreshës së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Toplanaj vjen nga fshati Pograxhë dhe ka një eksperiencë të gjatë profesionale në menaxhimin e shërbimeve komunale dhe në fushën e bujqësisë dhe mjedisit.

Ilirjana ka përfunduar studimet në Inxhinieri – Agroekologji dhe Agromjedis, me specializim në zhvillim të qëndrueshëm, bujqësi dhe mbrojtje të mjedisit. Ajo ka punuar më parë në ndërmarrje publike, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe shërbimeve komunale në kryeqytet.

Gjatë mandatit të saj si anëtare e Kuvendit, Toplanaj ka qenë aktive në Komitetin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe ka kryesuar Grupin e Grave Asambleiste, duke ndikuar në hartimin e politikave publike që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Në një postim në faqen e tij zyrtare, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përshëndetur emërimin:

“Me angazhim, përkushtim dhe vizion për zhvillim të qëndrueshëm, presim që kjo emërim të sjellë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin rural të komunës tonë.”

Kryetari Elezaj ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për Toplanaj, duke theksuar se përvoja dhe profesionalizmi i saj do të ndikojnë pozitivisht në bujqësi dhe zhvillim rural në Komunën e Klinës.

Urime Drejtoreshës së re dhe suksese në detyrën e saj!