Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë, Liman Sertollit, zjarrfikës nga fshati Bellanicë i Malishevës.
Ai u nda nga jeta në moshën më të mirë, duke lënë pas pikëllim të madh tek familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Sertolli do të kujtohet si një njeri i përkushtuar në shërbim të komunitetit dhe një profesionist i respektuar në fushën e emergjencave dhe mbrojtjes nga zjarri.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 20 shtator (e shtunë), në orën 16:30, në varrezat e fshatit Bellanicë.
Familja, të afërmit dhe miqtë ftohen të marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Liman Sertollit./Klina info