Hovenier nderon policët kosovarë që humbën jetën gjatë detyrës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, sot ka nderuar policët e Kosovës që kanë humbur jetën e tyre në krye të detyrës.

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur që Hovenier ka nderuar punën e policëve të Kosovës.

Po ashtu ai ka nderuar të gjithë policët në botë të cilët janë plagosur dhe kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tuaj”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Twitter.