Haziri: LDK ende s’ka marrëveshje për Kryetarin

Pas më shumë se dy ore, ka përfunduar takimi i thirrur nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa me anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

Para mediave, nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka deklaruar se janë dakorduar për dy çështje, për rënien e Qeverisë e për procesin e brendshëm zgjedhor, raporton Express.

“Kryetari i LDK-së, ka konsultuar udhëheqjen e ngushtë për dy cështje: Rënien e Qeverisë nga java e ardhshme do të fillojmë diskutimet me kryesinë e Kuvendit, që të shkohet drejt shpërbërjes”, tha ai.

Haziri ka pohuar se deri më tani nuk kanë marrë ftesë nga presidenti për t’u dakorduar për punën e zgjedhjeve.

Nënkryetari i LDK-së më tej tha se çështja e dytë është sa i përket procesit të brendshëm zgjedhorë që do të finalizohet të shtunën me tre gusht kur edhe do të zgjedhet kreu i LDK-së.

Haziri ka shtuar se emrat që do të kandidojnë për kryetar të partisë do të bëhen publikë të shtunën, sipas rregullores së LDK-së.

SHARE