Haradinaj shkon në zyrat e PDK-së, po shqyrtohen edhe zgjedhjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gazeta Reporteri.net ka mësuar se kreu i Aleancës do t’u jap mesazh përkrahës pas shkuarjes në Hagë të kryetarit të tyre, Kadri Veselit.

Ndër të tjera, mësohet se temë e diskutimit me u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, do të jetë edhe mundësia për zgjedhje të reja.

Zgjedhjet po kërkohen edhe nga parti të tjera, si VV-ja e jo rrallë edhe nga vetë PDK-ja. Së fundmi, Haradinaj është deklaruar se kutitë e votimit janë zgjidhja në këtë situatë.

Sidoqoftë, problem në këtë fazë po shihet posti i presidentit, i cili mbeti me U.D pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.

Ndryshe, sapo janë bërë një vit që Kosova mbajti zgjedhje parlamentare, por si duket ato nuk nxorën rezultate që garantojnë stabilitet./