Haradinaj në festë me krisma (VIDEO)

Njihet për dëshirën e tij për të kënduar, e diçka të tillë mbase Ramush Haradinaj e bëri edhe në një odë ku bashkë me disa bashkëpartiak e miq, u mblodhën.

Por krahas këngëve patriotike, aty u dëgjuan edhe disa krisma.

Se a ishin shkrepje armësh apo jo, askush nga protagonistët nuk u prononcua për Klan Kosovën, veçse në familjen nikoqire thanë se ato thjesht ishin nga mjetet piroteknike që i përdorën fëmijët.