Gratë e Kaçanikut mbështetje të fuqishme për Arta Pantinën dhe PDK-në

Kandidatja e PDK-së për deputete, Arta Pantina, ka zhvilluar sot një takim me gratë në Kaçanik, ku është dëshmuar përkrahje, besim dhe solidaritet i madh.

Ajo theksoi se pjesëmarrja e grave, pavarësisht obligimeve të tyre, dëshmon fuqinë që vjen kur gratë qëndrojnë bashkë, transmeton KLINA info.

Pantina shprehu mirënjohje të veçantë për Kosovare Murselin, e cila me përkushtim kontribuoi në organizimin e takimit, si dhe falënderoi të gjitha gratë pjesëmarrëse për mbështetjen e dhënë.

Statusi i saj i plotë:

Sot në Kaçanik nuk patëm thjesht një takim
patëm përkrahje, besim dhe solidaritet nga gratë. Gra që lanë obligimet e tyre dhe erdhën për të qenë pranë nesh, për të na dhënë forcë dhe për të treguar se kur gratë qëndrojnë bashkë, askush nuk i ndal.

Mirënjohje e veçantë për Kosovare Murseli, e cila me përkushtim dhe besim e bëri të mundur këtë takim dhe na bashkoi rreth një qëllimi të përbashkët.

Këto gra nuk erdhën vetëm për të dëgjuar erdhën për të përkrahur, për të qëndruar dhe për të dëshmuar se fuqia më e madhe vjen nga njëra-tjetra. Ky solidaritet është arsyeja pse besojmë se ndryshimi është i mundur dhe se zëri i grave do të dëgjohet gjithnjë e më fuqishëm.

Faleminderit secilës grua që sot ishte me ne. Mbështetja juaj është forca jonë.

#PDK130
#BedriHamza1
#ArtaPantina62