Gjykata Supreme liron nga paraburgimi tri infermieret që e rrahën nënën e dëshmorit në Pejë

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret u përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Telegrafi merr vesh se tri infermierët e përfshira në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtave ua ka tërhequr licencën.

Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.