Barcelona pa vështirësi ndaj Mallorcas, arkëton tri pikë me meritë nga udhëtimi

Barcelon  kanë marrë fitore me meritë kundër Mallorca, pa hasur nëpër shumë telashe me rezultat 4:0,

Rezultati i takimit u zhbllokua qysh në minutën e 2’, kur Arturo Vidal tundi rrjetën, me një goditje të saktë me kokë, pas asistimit të Jordi Alba.

Barca diktoi ritmin edhe pas golit të parë, dhe në minutën e 37’ gjeti përsëri golin, kësaj radhe me anë të Martin Braithwaite, i cili shfrytëzoi asistimin e dhënë nga Lionel Messi.

Kurse, fitoren e Barcës e vendosi Jordi Alba, në minutën e 79’, me Messi që u regjistrua në listë të asistuesve për herë të dytë. Për rezultatin final u përkujdes Lionel Messi, në minutën e 93′.

Çka vlenë të përmendet nga ky takim ishte edhe futja në fushë e një tifozi që ndërpreu takimint. Çuditërisht, në një ndeshje që luhej me dyer të mbyllura dhe pa tifozë, pikërisht një tifozë futet në fushën e blertë.

Me fitoren e shënuar sot, Barca shkon në pesë pikë dallim me Real Madrid për pozitën e parë, me gjithsej 61 pikë të grumbulluara.

Mallorca në anën tjetër mbetet me 25 pikë, në zonën që mund ta zbresë atë nga La Liga.