Gjendet shëndosh e mirë i riu nga Mitrovica që u raportua i zhdukur

Muhamed Bala, 17-vjeçari i cili u raportua si i zhdukur nga Mitrovica, është gjetur shëndosh e mirë.

Lajmin e kanë kumtuar familjarët, ku kanë falënderuar të gjithë ata që shprehën kujdes lidhur me rastin, shkruan Insajderi.

“Është gjetur shëndoshë e mirë Muhamed Bala për të cilin u raportua si i zhdukur sot. Familja falenderon secilin prej jush për shqetësimin dhe kujdesin e treguar”, thuhet në njoftimin e familjes.