Gjendet pa shenja jete një i ri në Pejë

Paraditen e sotme, në afërsi të Çarshisë së Gjatë në Pejë, është raportuar për një të ri, pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar mbrojtësit e rendit, të cilët pasi e kanë hetuar rastin, kanë marrë edhe trupin e pajetë të viktimës.

Burime të afërta me viktimën, njoftojnë se ai ishte një 25-vjeçar që po banonte në atë shtëpi me qira, ndërsa sipas të gjitha gjasave ia ka marrë vetës jetën.

Derisa më tani, nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga Policia e Kosovës lidhur me këtë ngjarje, ndërsa portali Njëshi, do ta përcjellë lajmin dhe do të njoftojë për të rejat e fundit.