“Garda e vjetër” mbeti jashtë, këta janë emrat e ri që u futën në Kryesinë e LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur sot kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.

Në kryesinë e re, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova,

Anëtarë të kryesisë së re të LDK-së nuk janë as disa figura të tjera nga ajo që po quhet “garda e vjetër”.

Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi po ashtu kanë mbetur jashtë.

Këto figura që kanë qenë një kohë të gjatë në pozita udhëheqëse në LDK, kjo parti i ka zëvendësuar me prurje të reja.

Ata janë zëvendësuar me emrat si Shqipe Mjekiqi, e cila është zgjedhur nënkryetare e LDK-së.

Pjesë e Kryesisë së re do të jenë edhe Alban Zogaj, Sibel Halimi e Faton Bislimi e Muhamet Hamiti.

Kjo është lista e plotë kryesisë së re të LDK-së, ku përfshihen, kryetari, tre nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e forumit të gruas dhe kryetari i forumit

Kryetar: Lumir Abdixhiku

Nënkryetar: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi

Sekretar: Imri Ahmeti

Anëtarë:

Kujtim Shala

Avdullah Hoti

Hykmete Bajrami

Arben Gashi

Armend Zemaj

Sibel Halimi

Doruntinë Maloku

Ekrem Hyseni

Ardian Shala

Xhafer Tahiri

Alban Zogaj

Vlora Dumoshi

Safet Kamberi

Brikenda Kryeziu

Fadil Krasniqi

Sokol Haliti

Teuta Sahatqija

Valon Murtezaj

Besian Mustafa

Lutfi Zharku

Muhamet Hamiti

Faton Bislimi

Rrezarta Krasniqi

Ilir Ferati

Besa Gaxherri

Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

Forumit Rinor: Fidan Rekaliu