Gara e Peshkimit në Ditën e Çlirimit të Klinës mblodhi dhjetëra pjesëmarrës

Në kuadër të festimeve për Ditën e Çlirimit të Klinës, u mbajt tradicionalisht Gara e Peshkimit, një ngjarje që tashmë organizohet për të pestin vit me radhë dhe po tërheq gjithnjë e më shumë pjesëmarrës dhe adhurues të këtij sporti.

Gara u zhvillua buzë lumit në afërsi të qytetit dhe kishte një pjesëmarrje të gjerë nga peshkatarë vendorë dhe rajonalë. Përkundër konkurrencës së madhe, atmosfera ishte miqësore dhe festive.

Fituesit e këtij viti janë:

🥇 Vendi i parë – Vesel Berisha me peshkun më të madh të kapur (0.680kg)
🥈 Vendi i dytë – Fidaim Qerimi me peshkun (0.350)
🥉 Vendi i tretë – Arlind Dani me peshkun e kapur (0.280)

Edhe këtë vit turniri u bë nën asistimin e Policë së Kosovës./Klina info=