Fushata zgjedhore e LDK-së: Vizitë në Krushevë të Madhe, fokus te zhvillimi bujqësor dhe mirëqenia e qytetarëve

Kandidatët për Asamblenë Komunale nga fshati Krushevë e Madhe, znj. Lindita Jaku-Nrecaj dhe z. Petrit Bekaj, pritën sot një vizitë nga kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, z. Arben Limanaj, së bashku me nënkryetarin Ndrec Zefaj.

Gjatë takimit me banorët e fshatit, u diskutuan sfidat që përballen ata çdo ditë, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, si dhe mungesa e mbështetjes institucionale. Krusheva e Madhe, e njohur për tokën e saj pjellore dhe potencialin e lartë bujqësor, u theksua si zonë me nevojë urgjente për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Njoftimi i plotë:

Sot në Krushev të Madhe u pritëm nga kandidatët për asamble të këtij fshati, znj. Lindita Jaku-Nrecaj dhe z. Petrit Bekaj.

Krusheva e Madhe me tokën e saj pjellore dhe potencialin e madh bujqësor ka nevojë për më shumë zhvillim e mbështetje.
Bashkë me kandidatin për kryetar të Klinës, Z. Arben Limanaj dhe nënkryetarin Ndrec Zefaj, folëm me banorët për sfidat e tyre, për vizionin tonë dhe për mundësitë që do t’i sjellë fitorja e LDK-së.

Së bashku do ta bëjmë Krushevën e Madhe dhe gjithë Klinën vend më të mirë për të jetuar.

#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113