Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Zabergjë

Sot kam inspektuar punimet në asfaltimin e segmenteve rrugore në fshatin Zabergjë, investim i financuar nga Komuna e Klinës.

Nga kompania punëkryese kam kërkuar që punimet të realizohen sipas cilësisë dhe parametrave të kërkuar në kontratë.
I lumtur që me këtë projekt po asfaltohet thuajse e gjithë infrastruktura rrugore në fshat.