Ferizaj do të jetë vendas në finale ndaj Dukagjinit 🏆

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar detaje të reja rreth finales së madhe të Kupës së Kosovës.

Sfida finale mes Ferizajt dhe Dukagjinit do të zhvillohet më 21 maj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.

“Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet FC Ferizajt dhe FC Dukagjinit do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00”.

“Sot, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të të dy klubeve, është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e skuadrës që do të ketë statusin e vendasit në këtë ndeshje finale”.

“Sipas shortit të hedhur, ky rol i është caktuar FC Ferizajt. Ky përcaktim nënkupton që skuadra ferizajase do të ketë të drejtën e zgjedhjes së fanellave, në rast përputhjeje ngjyrash, si dhe do të vendoset në bankinën dhe anën e stadiumit të përcaktuar për skuadrën vendase, sipas rregullores së garave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.