Familja Krasniqi nga Drenoci i Malishevës, do të njoftojë me kohë për varrimin e djalit të tyre, Durimit

Ka ndërruar jetë në moshë të re, pas një sëmundjeje, Durim Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës. Ai ndërroi jetë në Slloveni, ku edhe po qëndronte.

Familja njofton se për datën dhe orën e varrimit do të bëhet informimi me kohë, për shkak të procedurave ligjore që lidhen me kthimin e trupit nga jashtë shtetit.

Ngushëllime familjes Krasniqi për humbjen e madhe!