Fadil Gashi viziton zonat e përmbytura, familjet dhe bizneset pas vërshimeve në Klinë

Vizitoj zona të përmbytura, familje dhe biznese të prekura nga vërshimet,shkruan Klina info

Klina u zgjua sot nën ujë. Si pasojë e motit të ligë, u shkaktuan vërshime.

Për të parë gjendjen nga afër, kandidati për deputet në listën e LDK-së, Fadil Gashi, i cili është njëherit kryetar i Kuvendit Komunal, ka vizituar familjet e dëmtuara nga përmbytjet dhe bizneset të cilat përherë janë të rrezikuara nga vërshimet.

Gashi ka thënë se do të jetë me ta dhe se bashkë me Komunën, por edhe si përfaqësues i tyre, do të kërkojë nga Qeveria që të kompensojnë dëmet dhe të prekurit nga këto fatkeqësi./Klina.info/