Esat Raci në Përqevë, Sferkë, Volljakë dhe Gremnik: Me 14 nëntor, votoni për ndryshimin!

Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci përmes një postimi derisa ka takuar banorët e disa fshatrave, ka potencuar se me LDK janë bashkuar, pasi Klina ka nevojë për një qeverisje të mirë dhe ndryshe.

Ky është postimi i tij:

Jemi bashkuar për ta ndryshuar Klinën, vendlindjen tonë, vendbanimet tona. Jemi bashkuar, duke i lënë anash dallimet politike, sepse Klina është e para dhe së bashku do u prijmë ndryshimeve që i kërkon koha dhe qytetarët e Klinës.

Në Përçevë, Sferkë, Volljakë dhe Gremnik pashë shumë entuziazëm për fitoren tonë.

Jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që i kemi përpara dhe i kam hyrë kësaj gare, sepse jam i bindur që Klinës mund t’ia ofroj një qeverisje më të mirë, më dinamike, më të përgjegjshme dhe zhvillim ekonomik më të prekshëm e më të matshëm për qytetarët dhe komunën tonë.

Më 14 nëntor votoni për ndryshimin, për shanse të reja dhe për më shumë mundësi zhvillimore për të gjithë klinasit.

Bashkë për Klinën dhe zhvillimin e saj!