Elezaj inspekton punimet e asfaltimit dhe shtrirjen e kanalizimit në Dobërdol

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj sot ka inspektuar punimet që po vazhdojnë për asfaltimin e rrugëve lokale dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatin Doberdol.

Ai përmes një postimi ka thënē që është i kënaqur që me këtë projekt, që ka një vlerë prej 50 mijë euro, po kompletohet në tërësi infrastruktura rrugore këtu.

“Vlera e projektit është afër 50 mijë euro, ndërsa do të asfaltohen 1.4 km rrugë dhe do të bëhet shtrirja e 500 metrave të rrjetit të kanalizimit.

Me projekte të tilla që po realizohen në çdo fshat e vendbanim të Klinës po përmbushim kërkesat elementare por të kamotshme të qytetarëve”, shkruan Elezaj në FB.

SHARE