Ekspozita “Kullat tona, Historia jonë” në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”

Të enjten më 21 gusht, në ora 12:00, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë do të hapet ekspozita me titull “Kullat tona, Historia jonë”, organizuar nga Shoqata për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe Historike nga Peja, nën udhëheqjen e z. Besnik Goqi.

Të gjithë qytetarët dhe dashamirët e kulturës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.

Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Klinës, dhe synon të nderojë dhe të kujtojë kontributin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë ndikuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit./klina info/