Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka theksuar se zhvillimi ekonomik dhe përkrahja e bizneseve lokale do të jenë ndër prioritetet kryesore të mandatit të tij të ardhshëm.
Gjatë një vizite në njërën nga kompanitë më të suksesshme në vend, “Agrobutrinti”, e cila është lidere në prodhimin dhe instalimin e mbështjellësve të ndërtesave, dyerve, dritareve, fasadave me xham dhe konstruksioneve prej çeliku, Bashota ka shprehur përkushtimin e tij për krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm me sektorin privat.
“Në mandatin e ri, do të jemi partner i vërtetë i çdo biznesi që dëshiron të investojë e të zhvillohet në Klinë. Ekonomia e fortë është garanci për një Klinë të zhvilluar,” ka deklaruar Bashota gjatë vizitës.
Zhvillimi ekonomik përbën një nga shtyllat kryesore të programit qeverisës të Bashotës, me qëllim nxitjen e investimeve lokale, përkrahjen e ndërmarrjeve vendore dhe hapjen e vendeve të reja të punës.