Një nga futbollistët e FC Prizrenit, Edon Gashi ka njoftuar largimin nga klubi, pas përfundimit të sezonit historik që përfundoi me inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Klina Info.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e klubit prizrenas, duke falënderuar drejtuesit, trajnerët dhe bashkëlojtarët për përkrahjen dhe bashkëpunimin gjatë sezonit.
Lojtari nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë destinacioni i radhës, por ka lënë të kuptohet se është i hapur për sfida të reja në karrierën e tij.
Statusi i tij:
Përshendetje miq!
Me anë të këtij postimi dua të ju njoftoj se nuk jam pjesë e klubit Fc Prizreni
Dua ti falenderoj kryesin e klubit, Trajnerët dhe të gjithë bashklojtarët.
Largohem i përmbushur dhe kokë lart pas një suksesi historik për klubin (inkuadrimi ne ligën e parë te kosoves)
Falemiderit FC Prizreni…
Gati për sfida të reja