E rëndë në Skenderaj: Familjarët e gjejnë të vdekur një person në malin që po digjej

Një person i moshës 77-vjeçare është gjetur i vdekur në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri, sot pasdite në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Trupi i pajetë i viktimës raportohet se është gjetur nga familjarët e tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti konfirmon për Paparacin se tashmë kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, tha ai.