Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten pasdite në rrugën Komoran–Gllogoc, ku dy kamionë janë përplasur mes vete, duke lënë një viktimë dhe një të lënduar.
Burime për Sinjalin bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 9 maj rreth orës 16:35 në fshatin Komoran, ku në këtë aksident ishin të përfshirë një kamionet Iveco me ngjyrë të bardhë dhe një kamion Mercedes.
Shoferi i kamionetit, Muhamet Baraliu, rreth 58 vjeçar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, por më 10 maj, rreth orës 01:10, Sinjali mëson se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Personi tjetër i përfshirë në aksident, B.M., rreth 48-vjeçar, ka mbetur i lënduar.
Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.