Një konflikt i ashpër mes dy grupeve ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës, në vendin e njohur si “Kryqi i Gremnikut”, dhe sipas informacioneve të para, përplasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Klina info merr vesh se dy të lënduarit janë nga fshati Përqevë, kurse dy të dyshuarit nga Drenasi.
Situata ka eskaluar, duke përfunduar me therje me thikë. Një person nga njëri grup ka sulmuar fizikisht dy persona nga grupi tjetër, duke i plagosur me thikë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
I dyshuari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia në fshatin Siqevë.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.