Dy boksierët nga Dukagjini, Planet Berisha dhe Rexhep Morina me sukseset e radhës

Klubi i Boksit “Dukagjini”, mori pjesë me dy boksierë në Turnirin e Lah Nimanit.

Në këtë turnir morën pjesë boksieri Planet Berisha në 67 kg, Rexhep Morina 60 kg, që të dy kampion të Kosovës.

Rexhepi fitoi në gjysmë finale, ndërsa Planeti është direkt në finale.

Rexhepi kishte për kundërshtar boksierin nga Maqedonia e Veriut, ku edhe mund t’i jepej fitorja, por që ishte vendimi i gjyqtarëve.
Hajdin Balaj, presiden i KB Dukagjinit, megjithatë u shpreh të jetë i lumtur me paraqitjen dhe suksesin e dy boksierëve.