Durmishi dhe kandidatët e VV-së vizitojnë punimet në Poterq: Zgjerimi i magjistrales Pejë–Prishtinë vlerë 240 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Poterq, ku po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës magjistrale Pejë–Prishtinë.

Në këtë vizitë, ai ishte i shoqëruar nga Ramiz Rrusta, kandidat i VV-së për kryetar të Klinës, dhe Taulant Kelmendi, kandidat për kryetar të komunës së Pejës.

Durmishi deklaroi se punimet në këtë segment rrugor po zhvillohen me intensitet të lartë dhe brenda afateve të planifikuara.

Ai theksoi se ky projekt është një nga më të mëdhenjtë në infrastrukturën rrugore të vendit, me një vlerë totale prej 240 milionë eurosh.

Kjo vizitë u pa edhe si pjesë e angazhimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të qëndruar pranë qytetarëve dhe zhvillimeve në terren, duke bashkërenduar veprimet institucionale me nevojat e komunave./Klina info/