Dukagjini pret Gjilanin në shtëpi këtë të diel

Skuadra e Dukagjinit do të zbresë sërish në fushë para tifozëve të saj. Të dielën, më 24 gusht 2025, “verdhejeshilët” do të përballen me SC Gjilanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Ndeshja pritet të nisë nga ora 16:30 dhe shihet si një sfidë e rëndësishme për të dy ekipet, të cilat synojnë të grumbullojnë pikë të vlefshme në këtë fillim kampionati.

Tifozët janë ftuar të mbështesin ekipin e zemrës me moton #bashkëpërDukagjinin.