Dukagjini e mbyll stinorin vjeshtor në shtëpi ndaj Ballkanit

FC Dukagjini ka bërë të ditur se të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë vit, ku në kuadër të javës së 18-të të AlbiMall Superliga do të presë në shtëpi FC Ballkani, përballje kjo që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor, ndërsa ndeshja do të luhet më 21.12.2025 me fillim nga ora 13:00 në stadiumin 18 Qershori në Klinë, me klubin që u ka bërë thirrje tifozëve për përkrahje masive për ta mbyllur vitin në mënyrën më të mirë.