Driton Selmanaj nuk po merr pjesë në seancën që po mbahet në Kuvend

Ka nisur seanca në Kuvend, ku pritet të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Në këtë seancë nuk është duke marrë pjesë zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj.

Ndërkaq në seancat e kaluara Lëvizja Vetëvendosje kishte paralajmëruar se do të parandalojë hyrjen e tij në seancë.

Sipas deputetëve të LVV-së, kjo po bëhet për shkak të deklaratave të tij ndaj deputetes Saranda Bogujevci.