Dëgjohen të shtëna në Istog, policia konfiskon disa armë nga shtëpia e një 21 vjeçari

Policia në Istog dje ёshtё njoftuar se nё fshatin Carallukë, njё person ёshtё duke gjuajtur me armё zjarri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar tё dyshuarin, i cili deklaroi se posedon njё armё tё gjatё.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, ёshtё bёrё kontroll/bastisje e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё të dyshuarit A.A., 21 vjeçar.

Tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: një pushkё automatike (mitraloz), një karikator i rrumbullakët, njё fishek kalibër i panjohur, dy gёzhoja, njё pistoletё, njё karikator dhe një tjetër pistoletë.

Personi i dyshuar, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48 orё” thuhet në njoftimin e policisë./