Deçan: Një femër gjendet e vdekur në Gllogjan

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Gllogjan të Deçanit.

Zëdhënësi për media i Policisë Rajonale të Pejës, Toger Fadil Gashi për Njëshin ka deklaruar:

“Në mëngjesin e sotëm Policia Rajonale e Pejës ka gjetur një trup të pajetë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Viktima është e gjinisë femërore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.”

Sipas tij, hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë dhe pritet që gjatë ditës së sotme të ketë informacione më të hollësishme. /Klina.info/