Darka e refuzuar, Abdixhiku lajmërohet nën shoqërinë e një qeni të Sharrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte ka zhvilluar një vizitë në Dragash.

Ai u prit atje në Sharr, nga i pari i kësaj komune, Bexhet Xheladini ku dhe shfaqen nën shoqërinë e një qeni të Sharrit, për të cilin thotë se është ndër pasuritë më të mëdha shqiptare, transmeton klankoosva.tv.

”Sonte në Sharr, Dragash.

Mikpritje autoktone e kryetarit Bexhet Xheladini!

Qeni ilir, qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare!”

Kujtojmë që kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, refuzoi takimin e kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti për një diskutim mbi zhvillimet aktuale.

Ani se kërkesën e Kurtit, e aprovoi kreu i PDK-së, dhe një darkë të tillë sonte e zhvilluan të dy, Abdixhiku e cilësoi këtë ftesë të kryeministrit si iniciativë të vonuar.